spot_img
HomeLajmeNumërohen mbi 80 për qind e votave me postë,...

Numërohen mbi 80 për qind e votave me postë, vetëm edhe 18 kuti të mbetura

spot_img

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon procesi i numërimit të fletëvotimeve të qytetarëve që kanë votuar jashtë Kosovës, përmes postës.

Që nga fillimi i procesit, të shtunën më 3 janar në orën 16:00, dhe deri të hënën më 5 janar në orën 12:35, janë numëruar 74 nga 92 kutitë e votimit apo 80.43 për qind , të cilat përmbajnë pakot me fletëvotime të sjella në Kosovë.

Nga këto vota, shumicën dërrmuese e ka siguruar Lëvizja Vetëvendosje.

Sipas rezultateve të deritanishme të votave me postë, Vetëvendosje ka marrë 71.29% apo 15,200 vota, e ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 10.66% apo 2,272 vota, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës renditet e treta me 9.04% apo 1,928 vota.

Ndërkohë, në rezultatet e përmbledhura të publikuara në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku përfshihen të gjitha votat e numëruara deri tani, Vetëvendosje kryeson me 50.52 për qind pas numërimit të rreth 96 për qind të votave.

PDK-ja renditet e dyta me 20.48 për qind, ndërsa LDK-ja e treta me 13.37 për qind.

Lëvizja Vetëvendosje ka shënuar rekord historik si për nga përqindja ashtu edhe për nga numri i votave, duke arritur rreth 462 mijë vota në total. Rekord ka vendosur edhe lideri i kësaj partie, Albin Kurti, i cili ka marrë mbi 380 mijë vota.

Bazuar në rezultatet aktuale, Lëvizja Vetëvendosje pritet të sigurojë 57 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img