Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë një përditësim të ri lidhur me numërimin e votave me postë.
Sipas përditësimit, tashmë janë numëruar afër 74 për qind e votave me postë, apo 68 kuti nga 92 në total.
Vetëvendosje prin bindshëm duke marrë 14,099 vota apo 72.39%.
LDK është e dyta me 2 mijë e 58 vota vota apo 10.57%.
PDK ka 1 mijë e 605 vota apo 8.24%, kurse AAK 909 vota apo 4,67%.

/HisariOnline/







