spot_img
HomeLajmeAksident mes veturës së Policisë dhe taksisë në Prishtinë,...

Aksident mes veturës së Policisë dhe taksisë në Prishtinë, katër persona të lënduar

spot_img

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në orët e mesnatës në qendër të Prishtinës, ku të përfshira kanë qenë një veturë e Policisë së Kosovës dhe një veturë taksie. 

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, ku kanë bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 00:00 në rrugën “Xhevë Lladrovci” në Prishtinë, ndërsa katër persona kanë marrë lëndime trupore.

“Në aksident janë përfshirë dy vetura. Si pasojë lëndime kanë pësuar katër persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Trafiku i Kryeqytetit”, ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

/HisariOnline/

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img