spot_img
HomeLajmeArrestohet në Kosovë i dyshuari për vrasje në Shkup

Arrestohet në Kosovë i dyshuari për vrasje në Shkup

spot_img

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar, i cili ishte në kërkim nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, përkatësisht njësiti FAST, në bashkëpunim dhe koordinim me njësitet e Policisë Kufitare, ka identifikuar dhe arrestuar personin e dyshuar rreth orës 00:30 të datës 2 janar 2026.

I arrestuari është shtetas turk dhe ishte i kërkuar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut për veprën penale “Vrasje”, e cila dyshohet se ka ndodhur një ditë më herët në qytetin e Shkupit.

Me urdhër të prokurorit kompetent, personi i arrestuar është dërguar në ndalim policor për 48 orë, ndërsa ndaj tij do të vazhdojnë procedurat e mëtejme ligjore, në bashkëpunim me autoritetet përkatëse ndërkombëtare.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img