Në Klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), në orët e para të vitit 2026 kanë lindur trenjakë, tre djem, nga një familje nga komuna e Gjilanit.
Me këtë rast, Klinikën e Gjinekologjisë e ka vizituar kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ku ka takuar nënën që ka sjellë në jetë lindjen e parë të vitit 2026.
Kurti, pas takimit me nënën dhe familjarët e saj, tha se vizita kishte për qëllim urimin e lindjes së parë të vitit të ri dhe theksoi veçantinë e këtij rasti, pasi nëna është bërë prind për herë të parë dhe ka lindur tre djem. Kurti shtoi se kjo ngjarje është një fillim i gëzueshëm për vitin 2026 dhe uroi familjen për jetë të mbarë.
“Meqë rast vizituam zonjën që është bërë nënë për herë të parë, por njëkohësisht është edhe lindja e parë e vitit 2026 e uruam i dëshiruam shëndet dhe kishte një rrethanë shumë të veçantë meqë ka lindur trenjakë, tre djem tri foshnje të gjinisë mashkullore”.
“Ky ishte gëzim i posaçëm për të gjithë ne në vitin 2026, urojmë familjen, në veçanti nënën e cila vjen nga rajoni i Gjilanit dhe i dëshirojmë të gjithë të mirat në jetën e mëtutjeshme. Orën e fundit të vitit 2025 e kalova në qendrat e Policisë së Kosovës, ndërkaq takimin e fundit për vitin 2025 dhe takimin e parë për vitin 2026 e kisha në ushtrinë tonë në FSK, ndërkaq orën e parë të vitit 2026 po e kaloi këtu në spital me kolegë, dashamirë me njerëz të cilët sjellin jetë në jetë”, tha Kurti.
Familjarët kanë bërë të ditur se emrat e foshnjeve janë Mar, Mal dhe Malt.
/HisariOnline/







