spot_img
HomeLajmeKa rifilluar procesi i verifikimit të rezultateve, në këto...

Ka rifilluar procesi i verifikimit të rezultateve, në këto komuna po vijon numërimi

spot_img

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se sot ka rifilluar procesi i verifikimit të rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime dhe numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në 11 komuna.

“Qendrat Komunale të Numërimit, në të cilat ka rifilluar procesi, u takojnë këtyre komunave: Prishtinë, Pejë, Prizren, Podujevë, Mitrovicë e Jugut, Gjakovë, Malishevë, Lipjan, Gjilan, Ferizaj, dhe Suharekë. Numri i përgjithshëm i vendvotimeve të procesuara nga të gjitha Qendrat Komunale të Numërimit është mbi 2,009 nga 2,557 vendvotime apo më shumë se 78.57%”, njofton KQZ.

27 komunat me 1,033 vendvotime, në të cilat është përmbyllur aktivitetet deri të mërkurën janë: Mamushë (6), Shtërpcë (17), Junik (6), Hani i Elezit (11), Kllokot, Partesh (7), Mitrovicë e Veriut (22), Novobërdë (23), Zveçan (11), Viti (64), Zubin Potok (15), Ranillug (10), Dragash (57), Istog (62), Obiliq (33), Gllogoc (73), Deçan (51), Shtime (34), Klinë (63), Kamenicë (50), Fushë Kosovë (62), Leposaviq (25), Graçanicë (33), Vushtrri (95), Rahovec (78), Skënderaj (72) dhe Kaçanik (45).

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img