Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon numërimin e votave të kandidatëve për deputetë në Qendrat Komunale të Numërimit.
Ky numërim i votave do të ndërpritet sot në ora 12:00, ndërsa do të vazhdoj nesër, më 1 janar në ora 16:00.
Vendimi është marrë pas diskutimeve në Këshillin për Operacione Zgjedhore dhe ka nxitur debat mes anëtarëve të KQZ-së lidhur me angazhimin e stafit gjatë festave.
Deri tani, KQZ ka publikuar rezultatin e 69.65% të kutive të votimit.
/HisariOnline/







