spot_img
HomeLajmeBalla takon veteranët e UÇK-së: Solidaritet institucional e kombëtar

Balla takon veteranët e UÇK-së: Solidaritet institucional e kombëtar

spot_img

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla, njëherësh drejtues politik i PS për Diasporën priti në Kuvend përfaqësues të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë takimit, përfaqësuesit e iniciativës “Të gjithë për Luftëtarin” i dorëzuan një certifikatë mirënjohjeje Kuvendit të Shqipërisë për mbështetjen dhe angazhimin institucional në mbrojtje të pafajësisë së udhëheqësve të UÇK-së.

“Asnjëherë më bukur Kuvendi i Shqipërisë ndërsa mirëpret ish-anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, u shpreh sot Balla, në një postim në rrjetet sociale, duke theksuar rëndësinë e solidaritetit institucional dhe kombëtar në këtë proces.

Kuvendi i Shqipërisë miratoi një rezolutë në mbështetje të pafajësisë së ish-komandantëve të UÇK, me kërkesën ndaj Dhomave të Specializuara në Hagë dhe institucioneve ndërkombëtare që të garantojnë një proces të drejtë dhe të paanshëm, duke respektuar dinjitetin e luftës çlirimtare.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img