Minatorët e Trepçës kanë arritur të nxjerrin një kristal madhështor nga nëntoka.
Sipas njoftimit nga miniera “Trepça”, kristali ka përmasa 1.40 metra lartësi dhe 1.20 metra gjerësi.
“Një falënderim i veçantë shkon për minatorët e Horizontit XI – Ndërrimi C, të cilët me profesionalizëm, përkushtim dhe guxim të përditshëm bënë të mundur nxjerrjen e këtij thesari natyror nga zemra e nëntokës së ‘Trepçës’.
Ky kristal nuk është vetëm një formacion i rrallë mineralogjik, po simbol i punës së palodhur, traditës shekullore dhe shpirtit të pathyeshëm të minatorit të ‘Trepçës’”, thuhet në njoftim.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







