Njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani ka thënë se Kosova e ka pasur të domosdoshme të gjejë formën që ta padisë Serbinë, por që ka dështuar ta bëjë.
Sipas tij, ky ka qenë një prej zotimeve që është dëgjuar konstant viteve të fundit, porse nuk është marrë asnjë veprim konkret.
“Unë besoj që në raport me bashkësinë ndërkombëtare, opinionin ndërkombëtar kryesisht dhe në raport me situatën që po zhvillohet edhe ma tutje në Hagë, Kosova e ka pasur të domosdoshme të gjejë formën që ta padisë Serbinë për Gjenocid. Ajo ka qenë një prej zotimeve që e kemi dëgju qe 6-7 vjet por nuk kemi pa ndonjë veprim konkret, sepse ajo do të ishte një faktor i rëndësishëm në opinionin ndërkombëtar për ta zbutur çfardo lloj dezinformimi që Serbia po bën përmes Gjykatës së Hagës. Përndryshe, jo Gjykata e Hagës ose Tribunali Special, por raporti i Dick Martyt në 2010 unë e quaj fitorja e parë e luftës hibride ruse kundër Perëndimit. Rusia ka arritë që përmes përfaqësuesit të vet në Këshillin e Evropës, dhe përmes Serbisë dhe shteteve tjera aleate të saj, të godasë kaq fortë Kosovës, por se qëllimi kryesor i kësaj goditje është NATO, pra është duke e goditur NATO-n bashkë me Kosovën dhe Kosova përgjigjen më serioze që do të mund ta jepte gjatë këtyre viteve, do të ishte nëse e gjente rrugën se si me e paditë Serbinë për gjenocid. Kjo nuk ka ndodhur, që i bie që Kosova në njëfarë forme është dorëzuar, është dorëzuar përballë kësaj pjese të propagandës serbe”, u shpreh tutje Ramadani në “Fjala dhe Faktet” te HisariOnline.
Më shumë video më poshtë:
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







