Policia e Pejës, në bashkëpunim me inspektorët e MINT, ka hasur në dy shitës ambulantivë duke tregtuar sende në mënyrë ilegale në dy lokacione të ndryshme.
Sipas njoftimit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00, ndërsa si rrjedhojë e kësaj ka konfiskuar 31 briskë dhe nëntë boksa të hekurit.
“Sendet janë konfiskuar nga inspektorët kompetentë, të cilët do të vazhdojnë me procedurat ligjore ndaj kryerësve”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Më 27.02.2026, rreth orës 10:00, në rrugën “Qarshi e Gjatë” në Pejë, Stacioni Policor Pejë, në bashkëpunim me inspektorët e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në dy lokacione të ndryshme, ka hasur dy shitës ambulantë duke tregtuar sende në mënyrë ilegale.
Nga ana e tyre janë konfiskuar këto sende:
Tridhjetë e një (31) briskë
Nëntë (9) boksa të hekurit
Sendet janë konfiskuar nga inspektorët kompetentë, të cilët do të vazhdojnë me procedurat ligjore ndaj kryerësve.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







