spot_img
HomeLajmeE rëndë: Punonjësi 55-vjeçar humb jetën pas lëndimeve në...

E rëndë: Punonjësi 55-vjeçar humb jetën pas lëndimeve në termocentralin Kosova B

spot_img

Në termocentralin Kosova B ka ndodhur një incident i rëndë, ku është përfshirë një mjet transportues (kamion) dhe një punonjës, ka njoftuar me keqardhje të thellë Korporata Energjetike e Kosovës.

Sipas njoftimit, si pasojë e incidentit, një punonjës mashkull kosovar, 55-vjeçar, ka pësuar lëndime të rënda. Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë zyrtarët e KEK-ut, Policia e Kosovës dhe ekipet mjekësore, të cilat kanë konfirmuar se viktima ka ndërruar jetë.

KEK sh.a. ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen e të ndjerit, si dhe për kolegët dhe bashkëpunëtorët e tij.

Autoritetet kompetente kanë nisur hetmet ldhur me rastin.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img