Partia Socialdemokrate ia ka dërguar kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza dhe atij të LDK-së, Lumir Abdixhikut, “kartelën” e Lëvizjes Vetëvendosje, e ku në pozitën e tij shkruan “anëtar i ndertit”.
Dardan Molliqaj thotë se PDK është shndërruar në degë të Vetëvendosjes.
“Në mënyrë simbolike ia kemi pru kartelën e anëtarësisë kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza. Ajo çka ka ndodhur pas procesit zgjedhor të 28 dhjetorit, një opozitë që do të duhej të ishte formale të paktën, është shndërruar në degë të Vetëvendosjes. Kjo tregon se Kosova është e rrezikuar në rrafshin e demokracisë dhe jo vetëm. Ju e dini që për një vit këto parti nuk janë takuar as me zotëri Albin Kurtin e as ndërmjet vetes për ta bërë Qeverinë. Pas një viti, nën pretekstin që Kosovës nuk i duhen më zgjedhje , tash po thonë bënë me ja votu presidentin që e propozon VV. Po ku ishit deri më tash? Pse na quat dy herë në zgjedhje? Pse nuk u bën PDK-LDK dhe AAK e as me Albinin asnjëri”, tha ai.
Të njëjta kritika ai i tha edhe për LDK-në.
“Po, siç po e shihni, jemi para zyrës së Lidhjes Demokratike të Kosovës. Njëjtë sikur te PDK-ja, edhe te LDK-ja e prurëm kartelën e anëtarësisë, sepse për neve edhe kryetari Abdixhiku, po edhe LDK-në, e ka shndërru në një degë të Vetëvendosjes. Ato që i thamë më herët, çka mundem me shtu për LDK-në është se ky kryetar me qasjen që e ka: i ashpër ndaj kundërshtarëve të brendshëm politikë e tepër i butë, për mos me thënë servil, ndaj Kryeministrit të Kosovës”.
“Pra, kom t’u u thy, t’u lyp me ia bë një zgjidhje për mos me shku në zgjedhje. Po krejt Kosova i ka lutë partitë politike, LDK-në në veçanti, bile edhe Vetëvendosja e lutke LDK-në: “hajde ta bëjmë një koalicion”, thojke “jo”. Tash pse po thotë “tash vjen stabiliteti institucional”? Një vit nuk na u desh stabiliteti institucional? Sepse kanë llogaritë që Albin Kurti me bllokada bie, e këta e rritin, e mbajnë hisen pak më të madhe. Prandaj kjo qasje e opozitës është naive dhe është vetëm për interesa të ngushta. Mos mendoni që s’e dinë këta, as çka kanë bë, as çka janë duke bë. Po ne duhet me qenë – qytetarët e Republikës së Kosovës, Partia Socialdemokrate, anëtarët e LDK-së e PDK-së – komplet që me i mbajtë përgjegjës, sepse edhe një herë po them: nuk është çështje e një emri të presidentit. Nuk është çështje emri të presidentit. Çështja është që kjo i shërben këtij pushteti”, tha ai.


HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







