Drejtori i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, ka reaguar sot lidhur me zbulimin e rreth 1 milion eurove të padeklaruara në një automjet në pikën kufitare në Merdarë, duke e cilësuar këtë rast si një nga goditjet më të rëndësishme kundër lëvizjeve të paligjshme financiare.
Llugaliu në një postim në LinkedIn thotë se zbulimi i këtij rasti është rezultat direkt i përkushtimit të stafi t si dhe i investimit strategjik në skanerët X-Ray, donacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe i bashkëpunimit efektiv në kuadër të Menaxhimit të Integruar të Kufirit në mes Doganës dhe Policisë Kufitare.
Ai vlerësoi lart përkushtimin dhe profesionalizmin e zyrtarëve, duke theksuar se angazhimi i tyre mbetet i fokusuar në garantimin e kufijve të sigurt.
Postimi i tij:
Rreth 1 milion euro të padeklaruara janë zbuluar në PKK Merdare – një ndër goditjet më të rëndësishme ndaj lëvizjeve të paligjshme financiare.
Rezultat direkt i përkushtimit të stafit tonë si dhe i investimit strategjik në skanerët X-Ray, donacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe i bashkëpunimit efektiv në kuadër të Menaxhimit të Integruar të Kufirit në mes Doganës dhe Policisë Kufitare.
Me urdhër të Prokurorisë Speciale, tre shtetas të huaj janë arrestuar për të mundësuar hetime të mëtejme.
Përkushtimi dhe profesionalizmi i zyrtarëve tanë është për çdo lëvdatë dhe shtrihet mbi synimin tanë për kufij të sigurt.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







