spot_img
HomeLajmeAmbasada e ShBA-së: Partneriteti ynë në mbrojtje avancon Kosovën...

Ambasada e ShBA-së: Partneriteti ynë në mbrojtje avancon Kosovën dhe zhvillon kapacitetet e FSK-së

spot_img

U.d. Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, ka njoftuar për një takim të zhvilluar me Ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, gjatë të cilit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Sipas komunikatës zyrtare, në fokus të takimit ishte forcimi i mëtejshëm i partneritetit strategjik ndërmjet Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës, veçanërisht në drejtim të zhvillimit dhe avancimit të kapaciteteve profesionale dhe operacionale të FSK-së.

Palët theksuan rëndësinë e vazhdimit të mbështetjes amerikane në ngritjen e kapaciteteve mbrojtëse, përfshirë trajnimin, modernizimin dhe përmirësimin e ndërveprueshmërisë me forcat partnere ndërkombëtare.

“E Ngarkuara me Punë e SHBA-së, Anu Prattipati, u takua me Ministrin e Mbrojtjes Ejup Maqedonci për të diskutuar forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në mbrojtje dhe mbështetjen e vazhdueshme për zhvillimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Partneriteti në mbrojtje SHBA-Kosovë përparon vetëmbështetjen e Kosovës dhe kontribuon në stabilitetin rajonal dhe global”, thuhet në njoftim.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img