Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur rreth orës 14:00 pranë mbikalimit të Patokut në superstradën Milot-Fushë Krujë.
Sipas informacioneve paraprake, një person ende i paidentifikuar ka humbur jetën teksa udhëtonte me një motoçikletë.
Dyshohet se drejtuesi i mjetit ka qenë duke lëvizur në krahun e kundërt të rrugës kur është goditur nga një trajler që lëvizte në drejtim të Lezhës, duke shkaktuar këtë aksident fatal.







