spot_img
HomeLajmeCila është rruga adekuate për të sfiduar luftën hibride...

Cila është rruga adekuate për të sfiduar luftën hibride ndaj Kosovës? Përgjigjet Ramadani

spot_img

Ish-kryeinspektori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Burim Ramadani ka folur për luftën hibride që shteti fqinj, Serbia e ka përdorur viteve të fundit ndaj Kosovës. 

“Mundësinë e përballjes me luftën hibride duhet parë në tri rrafshe. Rrafshi i parë është institucional. Kosova nuk ka ndërtu ndonjë mekanizëm të ri shtetëror siç e kanë shtetet baltike si Finlanda, Suedia dhe shtetet skandinave, që kanë ndërtu qendra të eksilencës, qendra të veçanta, që merren vetem me detektimin dhe përballjen me lajmet e rreme, luftën hibride në përgjithësi. Pra kjo po na mungon.

Së dyti, është ky vullneti poliktik i brendshëm i largimit të përçarjes dhe qëllimit që do të duhej të jetë bashkimi i popullit. Pra nuk do të duhej ma që edhe ma tutje të vazhdohet me logjikën e cila e përçan popullin më shumë, e cila i ndan njerëzit për shkak të lajmeve të rreme, dezinformimeve e gjëra të tjera”, ka deklaruar Ramadani në emisionin “Fjala dhe Faktet” te HisariOnline.

Nga kjo luftë hibride, e përfshirë është edhe çështja e tribunalit të Hagës, ku tashmë po mbahen padrejtësisht në Hagë ish-krerët e UÇK-së.

Nga kjo, Ramadani ka thënë se Kosova e ka pasur të domosdoshme të gjejë formën që ta padisë Serbinë, por që ka dështuar ta bëjë.

“Unë besoj që në raport me bashkësinë ndërkombëtare, opinionin ndërkombëtar kryesisht dhe në raport me situatën që po zhvillohet edhe ma tutje në Hagë, Kosova e ka pasur të domosdoshme të gjejë formën që ta padisë Serbinë për Gjenocid. Ajo ka qenë një prej zotimeve që e kemi dëgju qe 6-7 vjet por nuk kemi pa ndonjë veprim konkret, sepse ajo do të ishte një faktor i rëndësishëm në opinionin ndërkombëtar për ta zbutur çfardo lloj dezinformimi që Serbia po bën përmes Gjykatës së Hagës. Përndryshe, jo Gjykata e Hagës ose Tribunali Special, por raporti i Dick Martyt në 2010 unë e quaj fitorja e parë e luftës hibride ruse kundër Perëndimit. Rusia ka arritë që përmes përfaqësuesit të vet në Këshillin e Evropës, dhe përmes Serbisë dhe shteteve tjera aleate të saj, të godasë kaq fortë Kosovës, por se qëllimi kryesor i kësaj goditje është NATO, pra është duke e goditur NATO-n bashkë me Kosovën dhe Kosova përgjigjen më serioze që do të mund ta jepte gjatë këtyre viteve, do të ishte nëse e gjente rrugën se si me e paditë Serbinë për gjenocid. Kjo nuk ka ndodhur, që i bie që Kosova në njëfarë forme është dorëzuar, është dorëzuar përballë kësaj pjese të propagandës serbe”, u shpreh tutje Ramadani në “Fjala dhe Faktet”.

Më shumë video më poshtë:

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img