spot_img
HomeLajmeKurti takon ambasadorin e Italisë në Kosovë, shprehin vullnet...

Kurti takon ambasadorin e Italisë në Kosovë, shprehin vullnet për avancim të partneritetit dypalësh

spot_img

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka takuar ambasadorin e Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini.

Antonini e ka uruar Kurtin për detyrën dhe përgjegjësinë e tij në krye të Qeverisë, si dhe ka riafirmuar përkrahjen e Italisë për Kosovën dhe përkushtimin për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet dy vendeve.

“Gjatë takimit u diskutuan zhvillimet aktuale politike në vend, si dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në fushat e biznesit, kulturës dhe drejtësisë. Të dy palët shprehën vullnetin për avancimin e partneritetit dypalësh dhe forcimin e lidhjeve institucionale në interes të qytetarëve të të dy vendeve”, ka njoftuar ZKM.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img