spot_img
HomeLajmeSpiropali dhe Konjufca në Prekaz: Këtu ndjen peshën e...

Spiropali dhe Konjufca në Prekaz: Këtu ndjen peshën e historisë

spot_img

Vizitën e saj zyrtare, ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali e ka nisur nga Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Ajo është shoqëruar nga zëvendëskryeministri i Parë dhe kryediplomati, Glauk Konjufca, e ku kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, aty ku sakrifica e një familjeje u kthye në themel të një shteti.

Të dy ministrat u pritën më pas në Kullën e Jasharajve, prej Rifat Jasharit. Kjo kullë sipas Spiropalit, është dëshmi se liria ka pasur çmim dhe ai çmim është paguar me jetë.

“Këtu ndjen peshën e historisë, por edhe përgjegjësinë e së ardhmes. Liria nuk është trashëgimi automatike. Ajo kërkon dinjitet, unitet dhe drejtësi çdo ditë. Prekazi nuk na kërkon lot. Na kërkon që të jemi të denjë”, shkroi Spiropali.

Postimi i plotë i Spiropalit:

📍Prekaz | 🇦🇱🇽🇰 Ka vende ku fjalët bëhen të vogla.

Sot, bashkë me Zëvendëskryeministrin e Parë dhe Ministrin për Punët e Jashtme dhe Diasporën, Glauk Konjufca, u përulëm në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, aty ku sakrifica e një familjeje u kthye në themel të një shteti.

Në Prekaz nuk përkujtohet vetëm një betejë.

Përkujtohet vendimi për të mos u dorëzuar.

Kulla e Jasharajve, ku u pritëm prej Bacë Rifat Jasharit, nuk është thjesht monument.

Është dëshmi se liria ka pasur çmim – dhe ai çmim është paguar me jetë.

Këtu ndjen peshën e historisë, por edhe përgjegjësinë e së ardhmes.

Liria nuk është trashëgimi automatike. Ajo kërkon dinjitet, unitet dhe drejtësi çdo ditë.

Prekazi nuk na kërkon lot.

Na kërkon të jemi të denjë.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img