Ish-kryeinspektori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Burim Ramadani, ka qenë i ftuar në episodin e dytë të emisionit “Fjala dhe Faktet” me profesor Fadil Bytyqin në HisariOnline, ku ka folur për shumë çështje, si nga ana politike e po ashtu edhe për shumë çështje të sigurisë.
Ndër të tjerash, Ramadani ka folur edhe për çështjen e zgjedhjes së presidentit, ku ka treguar nëse mendon se do të ketë Kosova një president të ri, apo jo.
“Në bindjen time nuk jam optimist që Kosova do të zgjedhë presidentin. Shoh më shumë mundësi për zgjedhje, pa çka se uroj që presidenti të zgjidhet dhe shteti të funksionojë me një stabilitet”, u shpreh Ramadani.
Më poshtë intervista e plotë:
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







