spot_img
HomeLajmeEpopeja e UÇK-së, të enjten takim i Këshillit Shtetëror...

Epopeja e UÇK-së, të enjten takim i Këshillit Shtetëror dhe organizatave të dala nga lufta

spot_img

Nënkryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ngriti si çështje mospjesëmarrjen e OVL-së të UÇK-së në mbledhjen e së martës të Këshillit shtetëror për shënimin e Epopesë e UÇK-së. Sipas kryesuesit të këtij këshilli, ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, shoqatat e dala nga lufta janë pjesë e vendimit të Këshillit dhe janë ftuar përmes adresës zyrtare.

U propozua që të enjten të mbahet një mbledhje së bashku me organizatat e dala nga lufta. Nura njoftoi se çka u diskutua në këtë mbledhje, në të cilën mediat nuk u lejuan të marrin pjesë.

“Takimi shkoi mirë, përjashtimisht e vërejta mungesën e organizatave të dala nga lufta dhe si anëtar i Këshillit e adresova si çështje dhe mora përgjigje nga kryesuesi se shoqatat janë pjesë e vendimit të Këshillit dhe janë ftuar përmes adresës. Mbetet që kryesuesi me Këshillin të mbajnë një takim të përbashkët me shoqatat e dala nga lufta”, tha Nura.

Nënkryetari I Skenderajt, Nura bëri të ditur edhe planin për organizimin e shënimit të 28- vjetorit të Epopesë së UÇK-së. Kësaj radhe, një aktivitet shtesë është ora e parë mësimore në të gjitha shkollat e Kosovës, më 5 mars, që do t’i kushtohet Epopesë së UÇK-së.

“Plani është organizimi i Epopesë së UÇK-së. Është një agjendë që pjesa kryesore tashmë dihet. Për aktivitetet e tjera mbeti që në takimin e së enjtes të diskutohet më detajisht: parakalimi i FSK-së, homazhet, pjesa kryesore ceremoniale, organizimet në Skenderaj, Nata e zjarreve, por ka edhe aktivitete të tjera. Për shembull, nxënësit në shkollë ditën e parë ora e parë t’i kushtohet Epopesë në nivel nacional në të gjitha komunat, akademi zyrtare”, tha Nura.

I pyetur se pse nuk ishte pjesëmarrës kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, Nura tha se ka pasur një agjendë të ngjeshur dhe se nuk të bëjë me ndonjë arsye politike.

“Kur nuk është kryetari është nënkryetari. Ka pasur agjendë të ngjeshur. Ka mbi një dekadë që jam pjesë e këtij Këshilli. Janë ndërruar ministra e kryeministra, e di si funksionon organizimi”, shtoi Nura.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img