spot_img
HomeLajmeU.D. kryeprokurori Qalaj takohet me përfaqësues të Misionit të...

U.D. kryeprokurori Qalaj takohet me përfaqësues të Misionit të OSBE-së, diskutohet për sundimin e ligjit

spot_img

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj priti në takim pune një delegacion nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, kryesuar nga Pascale Langlais,  Ushtruese e Detyrës së Shefes së Seksionit për Ligj dhe Drejtësi.

Sipas komunikatës për media thuhet se gjatë këtij takimi u diskutua për punën e Misionit të OSBE-së në fushën e sundimit të ligjit, për prioritetet aktuale, si dhe për sfidat me të cilat përballet sistemi prokurorial dhe për hapat e mëtutjeshëm drejt forcimit të sundimit të ligjit.

Me këtë rast U.D. Kryeprokurori Qalaj theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucionit të Prokurorit të Shtetit dhe Misionit të OSBE-së, në funksion të avancimit të standardeve ligjore, profesionale dhe llogaridhënies.

Të dyja palët, duke vlerësuar bashkëpunimin e gjertanishëm shprehën gatishmërinë për të kontribuar në avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me qëllim të fuqizimit të efikasitetit, llogaridhënies dhe transparencës.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img