spot_img
HomeLajmeArrestohet kryesuesi i komisionit për falsifikim votash në Malishevë

Arrestohet kryesuesi i komisionit për falsifikim votash në Malishevë

spot_img

Një person është arrestuar në Malishevë nën dyshimin për falsifikim të rezultatit të votimit.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, më 22 shkurt është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili gjatë procesit zgjedhor kishte ushtruar detyrën e kryesuesit të komisionit për numërimin e votave të kandidatëve për deputetë.

Rasti lidhet me ngjarjen e raportuar më 23 janar 2026, rreth orës 08:30.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img