spot_img
HomeLajmeKurti për votat e presidentit: Edhe formula LVV–LDK nuk...

Kurti për votat e presidentit: Edhe formula LVV–LDK nuk është e sigurt – s’duhet të mungojë asnjë deputet

spot_img

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se një formulë LVV-LDK nuk është e sigurt për ta tejkaluar çështjen e postit të presidentit apo presidentes.

Sipas tij, të dy subjektet politike bëjnë 81 vota dhe nga gjithë ky numër mund të dështojë vetëm një deputet por jo më pak se 80.

“Edhe Lëvizja Vetëvendosje me partnerët me të cilët ka garuar, si dhe me pakicat që na janë bashkëngjitur, i ka 66 vota. Kur u shtohen edhe 15 deputetët e LDK-së, bëhen 81. Pra, edhe 81 nënkupton që asnjë deputet – as i LVV-së, as i LDK-së, as i pakicave – nuk duhet të mungojë apo të dështojë në votim. Prandaj, edhe formula LVV–LDK nuk është e sigurt që ne ta tejkalojmë këtë prag”, tha ai para mediave pas takimit me kryetarin e LDK-së, Abdixhikun.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img