Presidenti amerikan, Donald Trump përmes një postimi në “Truth Social” i dërgoi një mesazh Meksikës se duhet të përshkallëzojë operacionet kundër karteleve të drogës pas operacionit ku u bë kapja dhe vrasja e kreut të Kartelit të Gjeneratës së Re të Jalisco-s (CJNG).
Pas operacionit ndaj organizatës kriminale më të fuqishme dhe më të frikshme në vend, nisën një valë sulmesh në 20 shtete në hakmarrje për vdekjen e udhëheqësit të tyre.
Anëtarët e kartelit i vunë flakën bizneseve dhe ngritën postblloqe zjarrvënëse në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e udhëheqësit të tyre, Nemesio Oseguera Cervantes, i njohur si “El Mencho”.
Ai vdiq në paraburgim të dielën menjëherë pas arrestimit të tij nga forcat speciale meksikane. El Mencho, njeriu më i kërkuar i Meksikës, u plagos rëndë në një shkëmbim zjarri midis truprojave të tij dhe komandove ushtarake të vendosura për ta kapur atë.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







