spot_img
HomeLajmeKurti takohet me Hargreaves, diskutojnë për marrëdhëniet bilaterale dhe...

Kurti takohet me Hargreaves, diskutojnë për marrëdhëniet bilaterale dhe thellimin e bashkëpunimit

spot_img

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka takuar Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Në takimin e parë pas formimit të qeverisë së re, ambasadori Hargreaves e uroi kryeministrin Kurti për mandatin e ri.

Diskutuan për marrëdhëniet bilaterale dhe thellimin e bashkëpunimit në projektet e përbashkëta. Të dy shprehën gatishmërinë dhe përkushtimin për vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve qeveritare dhe ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar dhe për angazhim në thellimin e raporteve ndërmjet dy vendeve.

Republika e Kosovës është gjithmonë mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img