spot_img
HomeLajmeE rrahu gruan e tij, Gjykata në Mitrovicë e...

E rrahu gruan e tij, Gjykata në Mitrovicë e dënon me 2 vite burgim të akuzuarin

spot_img

Gjykata Themelore në Mitrovicë, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të pandehurit M.K, që ndodhet në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë.

Sipas Gjykatës, i pandehuri është shpallur fajtor për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, nga neni 185, paragrafi 3, lidhur me paragrafin 3.2 të Kodi Penal i Republikës së Kosovës, sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë.

Gjykata i ka shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej 2 vitesh.

“Sipas aktakuzës, ngjarja ka ndodhur më datë 10.11.2025, në banesën e përbashkët familjare në Mitrovicë – Veri. Pas një mosmarrëveshjeje verbale mes bashkëshortëve, i pandehuri ka kanosur të dëmtuarën dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore, si dhe frikë dhe shqetësim të madh emocional. Me aktvendim të veçantë, të pandehurit i është vazhduar masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit”, ka njoftuar Gjykata në Mitrovicë.

Njoftimi i plotë:

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta! 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img