spot_img
HomeLajmeDy raste të vdekjeve në Prishtinë e Fushë Kosovë,...

Dy raste të vdekjeve në Prishtinë e Fushë Kosovë, Policia nis hetimet

spot_img

Policia e Kosovës është duke hetuar dy raste të vdekjeve në Prishtinë dhe Fushë-Kosovë.

Sipas njoftimit të Policisë, në Prishtinë është gjetur një burrë pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ku me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Polica thekson se rasti është në procedurë hetimore.

Edhe në Fushë-Kosovë, është raportuar se një burrë është gjetur i shtrirë pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor ku është konstatuar vdekja e viktimës.

Sipas policisë, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Ndërsa rasti është në procedurë hetimore.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img