spot_img
HomeRajoni dhe BotaHyri i armatosur në rezidencën e Trump në Mar-a-Lago,...

Hyri i armatosur në rezidencën e Trump në Mar-a-Lago, Shërbimi Sekret qëllon për vdekje 20-vjeçarin

spot_img

Një djalë i ri është qëlluar për vdekje pasi hyri në perimetrin e sigurisë së rezidencës së Trump në Mar-a-Lago, njoftoi Shërbimi Sekret. Ngjarja ndodhi rreth orës 01:30 sipas orës lokale.

Sipas Shërbimit Sekret, autori u pikas pranë portës veriore me atë që dukej si një armë gjahu dhe një bidon me karburant.

“Agjentët e Shërbimit Sekret të SHBA-së dhe një zëvendës nga zyra e Sherifit të Qarkut Palm Beach u përballën me një djalë, i cili ishte rreth të 20-ave, dhe gjatë përplasjes u qëllua me armë zjarri”, tha në një deklaratë Shërbimi Sekret.

Identiteti i të riut nuk është bërë i ditur akoma.

Ndërkohë, presidenti Donald Trump do të qëndrojë në Shtëpinë e Bardhë këtë fundjavë, sipas axhendës së tij publike.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img