spot_img
HomeLajmeGjykata e Pejës liron nga akuza të pandehurin për...

Gjykata e Pejës liron nga akuza të pandehurin për dhunë në familje

spot_img

Gjykata Themelore në Pejë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj të pandehurit A.Gj., i akuzuar për veprën penale “Dhuna në familje” sipas nenit 248, paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Pas shqyrtimit gjyqësor, gjykata e ka liruar të pandehurin sipas nenit 363, paragrafi 1, nënparagrafi 1.3 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës. Shpenzimet e procedurës penale do të mbulohen nga buxheti i gjykatës, ndërsa e dëmtuara S.M. mund të kërkojë kompensim përmes procedurës kontestimore civile.

Aktgjykimi i plotë do t’u dorëzohet palëve me shkrim, ndërsa kundër tij mund të bëhet ankesë brenda 30 ditëve në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore të Pejës.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img