spot_img
HomeLajmeRefuzimi i amendamenteve të LDK-së, Abdixhiku: U refuzua zhvillimi,...

Refuzimi i amendamenteve të LDK-së, Abdixhiku: U refuzua zhvillimi, e ardhmja dhe interesi publik

spot_img

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas refuzimit të 21 amendamenteve të propozuara nga partia tij.

Përmes një njoftimi në Facebook, Abdixhiku tha se pushteti refuzoi zhvillimin dhe të ardhmen, duke shtuar së në fund të fundit ato nuk ishin të LDK-së por të Kosovës.

Teksa numëroi projektet që u refuzuan ai thotë se LDK do të vazhdojë të avokojë dhe të shtyjë përpara projekte të jetës reale, të ekonomisë reale.

Postimi i plotë:

21 amendamente të LDK-së për Buxhetin e Kosovës u refuzuan. Me to u refuzua zhvillimi. U refuzua e ardhmja. U refuzua interesi publik. Fundja nuk ishin të LDK-së, ishin të vet Kosovës.

Ndër amendamentet më të rëndësishme që shumica vendosi t’i bllokojë ishin projekte jetike për qytetarët dhe shtetin. Refuzuan:

– Unazën e Kryeqyteit

– Mësimin tërëditor në Kosovë

– Digjitalizimin e shëndetësisë

– Spitalin e Prishtinës

– Digjitalizimin e të gjitha shkollave

– Memorialin e Kosharës e Muzeun e Lubeniqit.

Ky nuk ishte refuzim teknik. Ishte refuzim politik i vizionit, i zhvillimit dhe i përgjegjësisë shtetërore. Dhe për këtë ndjejmë vetëm keqardhje.

Keqardhje që fëmijëve u mohohet mësimi tërëditor si çdo fëmije tjetër në Evropë. Keqardhje që pacientëve u mohohet shërbimi dinjitoz e modern me shekullin e sotëm. Keqardhje që Kryeqytetit i mohohet zhvillimi; i mbahet kaosi e ngufatja. Keqardhje që historia trajtohet pa ndjeshmëri; Kosharen e Lubeniqin e përdorin vetëm për vizita fotografike.

LDK do të vazhdojë të avokojë dhe të shtyjë përpara projekte të jetës reale, të ekonomisë reale dhe të vizionit zhvillimor të vendit tonë.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img