spot_img
HomeLajmeNjë bastion i dikurshëm në Suharekë, Zemaj tregon çfarë...

Një bastion i dikurshëm në Suharekë, Zemaj tregon çfarë LDK duhet të bëjë për ta rikthyer këtë komunë

spot_img

Deputeti i disa legjislaturave në Kuvendin e Kosovës, Armend Zemaj, teksa ka folur për elektoratin e LDK-së dhe rezultatin e fundit zgjedhor të partisë, ka përmendur edhe Suharekën, dikur si një bastion i kësaj partie. 

Zemaj tha se pavarësisht se njerëzit kanjë humbur një dozë të mosbesimit, sërish ekziston ajo bazë e fortë e elektoratit në këtë komunë.

“Suhareka është e vërtetë që ka qenë një bastion i Lidhjes Demokratike të Kosovës edhe ajo bazë ekziston dhe unë e mbroj me fanatizëm, sepse pavarësisht se njerëzit kanë humbur besimin ose e kanë një dozë të mosbesimit, kur bisedon me ta ata qëndrojnë shumë afër LDK-së”, deklaroi ai.

“Së dyti, Suhareka gjithmonë ka frymuar djathtas, që ka një orentim djathas, nuk dua të hyjë në elementet se çka do të thotë kjo, as mos me gjyku tjetrin, por mendoj që njerëzit kompetent që marrin përgjegjësi ato nuk duhet t’i mbajnë vetëm si privilegje por t’i ushtrojnë ato mandate, të komunikojnë me njerëzit, të afrohen me ta, të bisedojnë me ta, t’i shohin se cilat janë problemet e tyre dhe në fund të fundit t’i marrin mendimet e tyre duke i bartë nga poshtë lartë, të cilat mund të shndërrohen në efikasitet. Kjo duhet të ndodhë në Suharekë, por në Suharekë është shumë më lehtë ndoshta sesa në vendet tjera, sepse këtu nuk e ke tronditë bazamentin, nuk ka trondije mos ta quaj tektonike të kuptimit të shpërndarjes së elektoratit, por e ki një elektorat që edhe pse e mban një parti tjetër ose një kryetar tjetër në pushtet lokal, është i djathtë, shumica janë rugovistë dhe pothuasje me çdonjërin që bisedon e ka LDK-në në zemër dhe besoj që shumë lehtë kjo punë mund të shndërrohet edhe në fitore”, ka deklaruar Zemaj në emisionin “Fjala dhe Faktet” në HisariOnline.

Më poshtë intervista e plotë me Zemaj:

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img