spot_img
HomeLajmeGjykatësi njofton se pas pushimit të drekës nisin deklarimet...

Gjykatësi njofton se pas pushimit të drekës nisin deklarimet e Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit

spot_img

Ka nisur seanca gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Si fillim deklarimin e bëri mbrojtësi i viktimave, Simons Laws.

Ai parashtroi disa pika në lidhje me këtë çështje.

Kurse në fillim të seancës,gjykatësi Charles Smith, i cili tregoi rendin e ditës.

Seanca e Gjykatës Speciale në Hagë nisi sot me fjalët e kryetarit të trupit gjykues, Charles Smith, i cili tregoi rendin e ditës.

Ai foli për pushimet që do të bëhen herë pas here dhe tha se në fund të ditës do të mbyllet çështja, “përveçse nëse ka ndonjë kundërshtim”. Smith tha se “seanca e sotme do të përfundojë jo më vonë se në orën 16:45”.

Gjykatësi tha se të akuzuarit do t’i japin deklaratat e tyre përmbyllëse pas pushimit të drekës.

“Ndoshta, mendoj se të akuzuarit deklaratat e tyre do t’i japin pas pushimit të drekës, në mënyrë që të mos ndërpriten dhe të kenë vëmendjen e të gjithëve”, tha ai.

Pasi të jepen të gjitha deklaratat përmbyllëse, që parashihet të përfundohen sot, çështja do t’i kalojë trupit gjykues, që ka tre muaj kohë për shpalljen e një aktgjykimi.

Ndryshe ditë më parë,Prokuroria e Specializuar ka kërkuar nga 45 vjet burgim për secilin.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img