spot_img
HomeLajmeOsmani për takimin me Ramën: Kosova dhe Shqipëria janë...

Osmani për takimin me Ramën: Kosova dhe Shqipëria janë bashkë në çdo sfidë e sukses

spot_img

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shkruar pas takimit me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Ajo ka thënë se Kosova dhe Shqipëria janë bashkë në çdo sfidë dhe në çdo sukses, me koordinim të ngushtë politik e institucional dhe me angazhim të përbashkët.

“Sot, pata kënaqësinë ta mirëpres Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, në frymën vëllazërore, e cila na bashkon. Ky bashkëpunim është shprehje e një vullneti të përbashkët kombëtar për të ecur përpara si dy shtete në shërbim të qytetarëve tanë dhe të së ardhmes sonë të përbashkët euroatlantike”, ka shkruar Osmani.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img