Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të parë Projektligjin për Buxhetin e vitit 2026.
Pro projektligjit votuan 66 deputetë, 32 votuan kundër, ndërsa 5 abstenuan.
Projektligji tashmë kalon në procedurë të mëtejme parlamentare, ku pritet të shqyrtohet në komisionet përkatëse dhe të paraqiten amendamentet para votimit në lexim të dytë.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







