spot_img
HomeLajmeOrav uron Kurtin për mandatin e tretë, dakordohen për...

Orav uron Kurtin për mandatin e tretë, dakordohen për rifillimin e reformave drejt BE-së

spot_img

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, e ka uruar kryeministrin Albin Kurti për rizgjedhjen e tij për herë të tretë në krye të Qeverisë.

Sipas njoftimit të Zyrës së BE-së në Kosovë, gjatë takimit mes tyre është diskutuar për agjendën evropiane të vendit dhe për hapat e ardhshëm në këtë drejtim.

Në njoftim thuhet se Orav dhe Kurti janë pajtuar për rifillimin e punës në zbatimin e reformave, me qëllim avancimin e rrugës evropiane të Kosovës.

“Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, uroi sot kryeministrin Albin Kurti për rizgjedhjen e tij të tretë. Ata ranë dakord të rifillojnë punën për reformat për të çuar përpara rrugën evropiane të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Zyrës së BE-së.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img