spot_img
HomeLajmeKuvendi miraton marrëveshjen 90.3 milionëshe me Bankën Botërore

Kuvendi miraton marrëveshjen 90.3 milionëshe me Bankën Botërore

spot_img

Marrëveshja e dytë ndërkombëtare që u miratua nga deputetët e Kuvendit të Kosovës lidhet me financimin e politikave zhvillimore që synojnë përmirësimin e efektivitetit fiskal, rritjen e konkurrueshmërisë dhe promovimin e zhvillimit të gjelbër.

Kjo marrëveshje është arritur me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim, i cili funksionon në kuadër të Bankës Botërore.

Pro saj votuan 103 deputetë, nuk pati vota kundër, ndërsa pesë deputetë nga Lista Serbe sërish abstenuan.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, bëri të ditur se marrëveshja është nënshkruar në prill të vitit 2024 dhe kap vlerën prej 90.3 milionë euro.

Sipas tij, Kosova ka përmbushur të gjitha obligimet ndaj Bankës Botërore, duke theksuar se kjo marrëveshje ofron kushte jashtëzakonisht të favorshme financimi: afati i maturimit është 12 vjet, me normë interesi 0%, ndërsa shlyerja e kredisë nis vetëm pas gjashtë vitesh.

“Shteti i Kosovës i ka përmbushur të gjitha detyrimet në raport me Bankën Botërore…Kjo marrëveshje ka kushtet më të mira ndonjëherë sa i përket financimit sepse bëhet me afat maturiteti 12 vjeçar, por me normë interesi 0%. Tek pas 6 viteve fillon kthimi”, tha Murati.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img