spot_img
HomeLajmeAksident mes katër automjeteve në Prishtinë, lëndohen shtatë persona

Aksident mes katër automjeteve në Prishtinë, lëndohen shtatë persona

spot_img

Një aksident trafiku ka ndodhur paraditen e sotme në rugën “Jusuf Gërvalla” në Prishtinë, ku të përfshira ishin katër automjete. 

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila dha detaje rreth këtij aksidenti.

Sipas Ahmetit, shtatë persona pësuan lëndime dhe iu ofrua trajtim mjekësor, ndërsa njësiti i trafikut rajonal po merret me zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

“Sot  rreth orës 09:00 në rrugën  ” Jusuf Gërvalla në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku mes katër automjeteve. Bazuar në të dhënat fillestare si pasojë e aksidentit shtatë persona  janë lënduar. Personave të lënduar u është ofruar tretman mjekësorë,  ndërkohë që  me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka konfirmuar zedhënësja e policisë, Flora Ahmeti për Sinjalin.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img