Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sonte në seancë të jashtëzakonshme plenare aty ku do të votohen edhe komisionet parlamentare.
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu tha se Kuvendi do t’i ketë 16 komisione parlamentare, katër të përhershme e 12 funksionale. Haxhiu tha se Vetëvendosje do t’i kryesojë 9 komisione, PDK 3, LDK 2, Lista Serbe 1 komision e Grupi Multietnik 1 komision.
Haxhiu tha se po ashtu në seancën e sotme do të trajtohet kërkesa e Qeverisë për ndarjet buxhetore për muajin mars, pra 112 sipas Ligjit për Qeverinë.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







