Avokati i Selimit, Geoffrey Roberts, në fillim të fjalës tha se ZPS-ja nuk ka arritur të vërtetojë asnjë nga krimet që i ngarkohen klientit të tij.
“Selimi është tërësisht i pafajshëm për të gjitha krimet në aktakuzë. ZPS-ja thjesht nuk ka arritur të provojë asnjë prej këtyre krimeve të pretenduara. Kaq është dhe ky është qëndrimi ynë”, tha ai.
Mdër të tjerash, Roberts tha se ZPS-ja mbështetet tek një intervistë që Selimi kishte dhënë për ta. Por, ai argumentoi se ky rrëfim nuk u bë nën betim dhe ai mund të ketë gabime.
“Duke qenë se ai po merrej në pyetje për ngjarje para 20 vitesh, ai u përgjigj pa referenca dhe burime materiale. Mund të ketë gabime”, tha ai.
Ai paralajmëroi trupin gjykues se kjo intervistë dhënë ZPS-së mund të minojë peshën që ajo të merret si provë e besueshme.
“Selimi nuk po akuzohet mbi një rrëfim që mund të jetë i besueshëm. Gabimet, lëshimet në kujtesën e tij mund të ketë dhe minojnë peshën që duhet t’i jepet kësaj prove”, tha Roberts.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







