spot_img
HomeEkonomiIsmaili njoftoi ekipin e FMN-së mbi sektorin financiar të...

Ismaili njoftoi ekipin e FMN-së mbi sektorin financiar të Kosovës

spot_img

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Ahmet Ismaili, ka pritur ekipin e misionit të asistencës teknike të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), të udhëhequr nga Yunhui Zhao, me qëllim forcimin e kapaciteteve të BQK-së në parashikimin makroekonomik dhe analizën e politikave.

Gjatë takimit, Ismaili i njoftoi përfaqësuesit e FMN-së për zhvillimet e fundit në sektorin financiar dhe reformat e ndërmarra nga BQK-ja për ruajtjen e stabilitetit financiar dhe rritjen e efektivitetit të politikave. Ai theksoi rëndësinë e këtij projekti për fuqizimin e kapaciteteve analitike dhe vendimmarrjen e bazuar në evidencë, njofton zyra për informim e BQK-së.

Projekti shumëvjeçar i asistencës teknike synon krijimin e një infrastrukture të qëndrueshme analitike, e cila do të mundësojë parashikime të besueshme, analiza skenarësh dhe testime makro-financiare, në përputhje me Planin Strategjik të BQK-së.

BQK-ja dhe FMN-ja rikonfirmuan angazhimin për bashkëpunim të vazhdueshëm dhe zbatim të suksesshëm të këtij projekti, duke vlerësuar rolin e asistencës teknike në forcimin e kapaciteteve institucionale.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img