Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në ngjarjen tradicionale të Lutjeve të Mëngjesit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në një postim në Facebook, Zemaj e ka cilësuar pjesëmarrjen në këtë ngjarje si një kënaqësi të veçantë, duke theksuar rëndësinë e saj në promovimin e dialogut, bashkëpunimit dhe vlerave të përbashkëta ndërkombëtare.
“Kënaqësi e veçantë të jem pjesë e Lutjeve të Mëngjesit në SHBA, një ngjarje që promovon dialogun, bashkëpunimin dhe vlerat e përbashkëta ndërkombëtare,” ka shkruar Zemaj.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







