spot_img
HomeLajmeFSK në Shqipëri për kërkim-shpëtim, Osmani: Të gatshëm për...

FSK në Shqipëri për kërkim-shpëtim, Osmani: Të gatshëm për ndihmë vëllazërore, kudo dhe kurdo që ka nevojë

spot_img

Presidentja Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se me propozim të qeverisë e ka autorizuar dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Republikën e Shqipërisë për të ndihmuar në operacionin e kërkim-shpëtimit të 24-vjeçarit Jurgen Karaj në Klos.

Presidentja Osmani e ka konfirmuar këtë vendim përmes një postimi në Facebook, duke theksuar solidaritetin dhe gatishmërinë e Kosovës për të ndihmuar në çdo sfidë.

“Bashkë në çdo sfidë! Dje, pas propozimit të Qeverisë, kam autorizuar dërgimin e FSK-së në Klos të Shqipërisë në kërkimet për gjetjen e 24-vjeçarit Jurgen Karaj. FSK, si gjithmonë, e gatshme për ndihmë vëllazërore, kudo dhe kurdo që ka nevojë”, ka shkruar Osmani.

Ndryshe, me kërkesë të autoriteteve të Republikës së Shqipërisë, Forca e Sigurisë së Kosovës ka angazhuar një kontingjent të specializuar të kërkim-shpëtimit nga Regjimenti i Mbrojtjes Civile i Gardës Kombëtare.

Ky kontingjent i FSK-së i është bashkuar operacionit në Klos, ku po zhvillohen kërkime intensive për gjetjen e një personi të humbur në rrjedhën e lumit Mat.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img