Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Enis Gashi, ka mbajtur një konferencë për media bashkë me Policinë në Gjakovë pas aksionit të zhvilluar në Malishevë lidhur dyshimet për manipulim me vota e ku janë intervistuar 18 kryesues të vendvotimeve dhe 50 komisionerë.
Gashi, mes tjerash, bëri të ditur se 17 mijë e 53 vota gjithsej janë shtuar dhe hequr për kandidatët në komunën e Malishevës, njofton Dukagjini.
“Në komunën e Malishevës kanë qenë gjithsej 75 vendotime dhe 9,067 vota janë të shtuara dhe 7,996 janë të hequra. Bëhet fjalë për gjithsej 17 mijë e 53 vota”, deklaroi Gashi.
/HisariOnline/







