spot_img
HomeLajme"Manipulime votash", Prokuroria me aksion në Malishevë - po...

“Manipulime votash”, Prokuroria me aksion në Malishevë – po intervistohen komisionerët

spot_img

Prokuroria Themelore e Gjakovës ka nisur një aksion të gjerë në komunën e Malishevës lidhur me dyshimet per manipulimet dhe vjedhjet e votave gjatë zgjedhjeve që u mbajtën më 28 dhjetor.

Këtë e ka konfirmuar edhe Drin Domi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Gjakovë.

“Ka të bëj me aksionin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë mbi falsifikimin e rezultateve zgjedhore gjatë numërimit brenda subjekteve politike, për deputetë në komunën e Malishevës – personat janë duke u intervistuar dhe hetim është duke u bërë vetëm në komunën e Malishevës”,  tha Domi.

Kujtojmë se të hënën Prokuroria Themelore e Prishtinës ka autorizuar Policinë që të grumbulloj informata lidhur me procesin e numërimit në komunën e Drenasit, kurse në Prizren tashmë janë në paraburgim 23 persona.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img