Një ngjarje e rëndë u shënua pasditen e djeshme në Lipjan, ku një i mitur humbi jetën tragjikisht pasi ra në lumin e Gadimes.
Vogëlushi, Zejn Zejnullahu, ishte raportuar i zhdukur pasi nuk ishte kthyer nga shkolla gjatë ditës së djeshme.
Për këtë, familjarë, të afërm, policia dhe njësiti për kërkim-shpëtim u aktivizuan menjëherë në gjetjen e tij dhe ndërsa më vonë hasën në lokacionin e tij, fatkeqësisht viktima s’kishte arritur t’iu mbijetojë plagëve.
Nga QKUK thanë, se i ndjeri erdhi pa shenja jete në QKUK dhe se, përkundër reanimimit kardiopulmonar, fatkeqësisht mjekët nuk kanë arritur ta shpëtojnë.
Nga raporti policor bëhet e ditur se trupi i pajetë i Zejnit është dërguar për obduksion, në Institutitn e Mjekësisë Ligjore.
“Lidhur me rastin, pas pranimit të një informate se viktima mashkull kosovar nuk është kthyer në shtëpi, ka filluar kërkimi i tij me ç’rast nga dëshmitari mashkull kosovar i njëjti është gjetur në lum. Viktima me autoambulancë është transportuar në QKUK-Prishtinë, ku më pas ka ndërruar jetë.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Ndërsa në vendin e ngjarjes ka dalë njësitet përkatëse, dhe vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion” thuhet në raportin e policisë.
Drejtoria rajonale e policisë në Prishtinë ka nisur hetimet për vdekjen e tij.
/HisariOnline/







