Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Gjakovë, ku dyshohet se është dëmtuar libri i shenjtë i myslimanëve, Kurani.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, e cila ka bërë të ditur se tashmë janë aktivizuar dhe po ndërmarrin veprimet e nevojshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
“Sot, në zonën e Çabratit në Gjakovë, është gjetur një libër fetar i dëmtuar. Aktualisht nuk dihet se kush e ka kryer këtë veprim dhe as cili ka qenë qëllimi. Lidhur me ngjarjen është njoftuar prokurori i prokurorisë speciale, përderisa jemi duke ndërmarr veprimet e nevojshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, ka thënë zëdhënsja e Policisë në Gjakovë, Vlera Krasniqi.
/HisariOnline/







