Njësiti i Hetimeve i Stacionit Policor në Fushë Kosovë, me autorizim të prokurorisë kompetente, ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për ofrimin e informatave që do të ndihmonin në identifikimin e personave të dyshuar, të cilët shihen në fotografitë e publikuara nga policia.
Sipas njoftimit zyrtar, personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në veprën penale “Vjedhje e rëndë”. Policia ka bërë thirrje që çdo qytetar që posedon informata relevante, të ndihmojë në identifikimin dhe lokalizimin e tyre.
Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave të dyshuar, qytetarët mund të kontaktojnë Policinë e Kosovës në numrin emergjent 192 ose përmes adresës elektronike info@kosovopolice.com.
Policia ka garantuar se bashkëpunimi i qytetarëve do të trajtohet me konfidencialitet të plotë.
/HisariOnline/







