Shtatë persona kanë humbur jetën në një aksident trafiku në Rumani, ku përfshihej një furgon që transportonte tifozë të PAOK Thessaloniki, raportuan mediat rumune.
Automjeti, i cili mbante 10 pasagjerë, ishte nisur nga Greqia dhe po udhëtonte për në Francë, ku tifozët planifikonin të ndiqnin ndeshjen e Europa League të së enjtes midis PAOK dhe Lyon.
Sipas raportimeve, tre persona u plagosën në përplasje dhe janë shtruar në spital në gjendje të rëndë.
Pamjet e kamerave të kontrollit të transmetuara nga mediat lokale tregojnë një futgon të zi që tejkalon një automjet tjetër përpara se të përplaset ballë për ballë me një kamion që po vinte rreth orës 13:00, sipas kohës në regjistrim.
Aksidenti ndodhi në autostradën E70 midis qyteteve Caransebes dhe Lugoj, në Rumaninë perëndimore.
Autoritetet rumune po hetojnë rrethanat e aksidentit.
/HisariOnline/







