Instituti Arkeologjik i Shqipërisë dhe Instituti Arkeologjik i Kosovës, kanë mbajtur sot një takim të përbashkët, të zhvilluar në ambientet e Institutit Arkeologjik të Kosovës në Prishtinë.
Sipas një njoftimi, bëhet e ditur se takimi u mbajt me qëllim forcimin e bashkëpunimit institucional dhe krijimin e një kornize të përbashkët për studime dhe projekte shkencore në fushën e arkeologjisë.
Në takim morën pjesë znj. Zana Rama, drejtoreshë e Institutit Arkeologjik të Kosovës, akademik Adem Bunguri, drejtor i Institutit Arkeologjik të Shqipërisë, Premtim Alaj dhe Berat Ademi, arkeologë në Institutin Arkeologjik të Kosovës, si dhe Surja Lela, arkeolog në Institutin Arkeologjik të Shqipërisë.
“Gjatë takimit u diskutuan mundësitë konkrete të bashkëpunimit, shkëmbimi i përvojave profesionale dhe zhvillimi i studimeve të përbashkëta arkeologjike në të ardhmen”, u tha në njoftim.
/HisariOnline/







